Kosovaret frekuentojnë Dubain’/ Arta Nitaj dhe Kejvina ironizojnë me Monikën: Kur të martohem me sheikun…

Para disa ditësh Big Brother kishte organizuar një “lojë” ku banorët duhet të gjenin sekreti cilit banor i përket.

Sekreti i Monikës se ka vizituar Dubain ka ngjallur debate sidomos batuta e saj ndaj Egzonës se kosovaret frekuentojnë shpesh këtë destinacion.

Lidhur me këtë debat kanë reaguar Arta Nitaj dhe Kejvina Kthella, dy modelet shqiptare që me gjasë momentalisht ndodhen atje.

Ato kanë publikuar disa fotografi duke ironizuar me deklaratat.

Më pas, Kejvina ka hedhur një status ku shpreh dashurinë ndjekësve që e duan duke iu thënë se do i ftojë në dasëm kur të martohet me sheikun.