Afera e inceneratorëve/ Klodian Zoto dhe Stela Gugallja shpallen në kërkim ndërkombëtar

Shpallen në kërkim ndërkombëtar dy pronarët e kompanive të lidhura me inceneratorët, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Policia, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme - SPAK, ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Gugalljan dhe Zoton.

Pas kërkimeve që policia ka zhvilluar brenda vendit, SPAK ka kërkuar që ata të shpallen në kërkim ndërkombëtar, pas ka dyshime që mund të jenë larguar nga Shqipëria.

SPAK, në hetimet për këtë aferë, ka vënë në pranga ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.