Fifi i kërkon 3000 euro, përgjigja e Ylli Limanit nuk duhet humbur

Fifi është një nga personazhet e publikut shqiptar të cilët karakterizohen nga energjia, harmonia dhe nga sensi i humorit të saj, gjë që u evidentua më së shumti edhe në shtëpinë e “Big Brother”.

Ndërkohë, videot live në “Tik Tok” janë kthyer në trendin më të ri në të cilin janë bërë pjesë një pjesë e konsiderueshme e VIP-ave shqiptar.

Një ndër këto ka qenë pikërisht Fifi, e cila është bërë pjesë e një loje në aplikacionin më të përdorur nga të rinjtë me një prej personazheve të njohur të rrjeteve sociale, Arjan Lekaj.

Duke marrë parasysh që live-t në “Tik Tok” konsistojnë edhe në dërgimin e dhuratave, Fifi dhe Arjani nisën të bënin sfida me njeri-tjetrin.

Ky i fundit mori më shumë dhurata se Fifi duke bërë kështu që ajo të humbte lojën dhe rrjedhimisht të merrte një denim nga Arjani. Kështu, këngëtarja u dënua të telefonojë mikun e saj, Yll Limanin duke i kërkuar atij 3000 euro borxh me kushtin që do t’ia kthejë javën tjetër.

Ylli Limani duket se u habit nga kërkesa e këngëtares dhe e pyeti se ku i çon lekët e klikimeve dhe koncerteve.

Ai e kaloi me shumë sportivitet shakanë dhe i tha Fifit se mund t’ia gjejë këtë shumë parash.