Po kalonte rrugën makina përplas për vdekje 53 vjeçarin shqiptar në Itali

Hazbi Hajdini, 53-vjeçari shqiptar që u përplas të hënën në vendkalimin e këmbësorëve përgjatë Via Claudia, në Savignano, nuk arriti të shpëtonte.

Ai ndërroi jetë dje, rreth mesnatës, në spitalin Maggiore të Bolonjës ku ishte shtruar në terapi intensive në gjendje shumë të rëndë pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e së njëjtës ditë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:40 të së hënës kur Hazbi Hajdini, një po kalonte rrugën kur një Fiat Fiorino i bardhë, i drejtuar nga një burrë, i cili ishte edhe vetë banues në Savignano, e përplasi.

Rënia me kokë në trotuar rezultoi tragjike për shqiptarin. Nga atje ai u transportua me ambulancë në fushën sportive të Savignano, ku më pas me një helikopter shpëtimi u transportua në Maggiore në Bolonja.