'Mos u shit si dikush që nuk je' Plas debati midis Alesjas dhe Samiut

Në puntatën e sotme të “PërPuthen” u komentua takimi i Aldisit me Alesjan. Gjatë diskutimeve në skenë, kjo e fundit nisi të fliste lidhur me ndjenjat e saj, duke theksuar se është e pastër për ndjesitë që ka.
 
Referuar kësaj, Samiu ka vendosur të ndërhyjë duke shpërthyer, e duke akuzuar Alesjan si një lojtare të keqe dhe i kërkoi të mos shtirej më si dikush që nuk është.

Samiu tha se nuk e beson faljen që ajo i kërkoi Albit në “PRIME” dhe se mënyra se si veproi me të ishte e gabuar.

Sami: Mos e rrej veten.

Alesia: Të lutem Sami.

Sami: Ah Alesia se nuk hamë bar këtu. Nuk i meriton Albi gjestet e saj. Krejt kamuflazh je. Që kur të shoh, më bën nervoz. Fort je lojtare e keqe.

Alesia: Mjafton të jem e pastër me ndjenjat.

Sami: Mos u shit dikush që nuk je.

Alesia: Për çfarë jam kamuflazh? Se i kërkova falje.

Sami: Nuk nxore një pikë lot në Prime.

Alesia: Aq sa kisha nxora.

Rikujtojmë se marrëdhënia e Alesjas me Albin u prish pak ditë pas deklarimit të këtij të fundit. Konkurrentja u shpreh se fakti që Albi pranoi hapur pëlqimin, e bëntë të ndihej në presion dhe e penalizonte në rrugëtimin e saj.