Në pikun e acarit, OST stakon dritat për gjysmën e Tiranës

OST ka stakuar dritat për një pjesë të mirë të Tiranës. 

OST përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se nga operatorti i nënstacionit Rajonal të OST është stakuar çelësi 20kV i Transormatorit nr3.

Si rrjedhojë, janë stakuar edhe çelsat 20kV të të gjithë fidrave të këtij seksioni.

Sipas njoftimit të OST mësohet se zonat pa energji elektrike në kryeqytet janë: Rr Siri Kodra, Bajram Curri, Frigoriferi, Rr Mine Peza, 8 Marsi, Mehmet Brocaj, Rr Ferit Xhajko, Gjon Buzuku, Ibrahim Buzhiqi, 5 Maji( pjeserisht), Medreseja, Rr. Niko Avrami, Allias, Halil Beka, Njazi Meka, Serat, Qendra Spitalore “Nene Tereza”, SHISH, Shik, Spitali Ushtarak, Rr Besa, Rr 5 Maji, Rr e Dibres, TV brenda territorit të ish-Kinstudios, Bathore dhe Reparti Ushtarak 1006.

Paralelisht me informacionet qe po jep OST, po ben manovrimet e mundshme per ti dhene energji institucioneve te rendesisë së veçantë, përmes skemave unazë.