EMRI/ Arrestohet një person i dyshuar për tritolin te shtëpia e Armand Dukës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person të dyshuar për tritolin e vendosur te porta e shtëpisë së kreut të FSHF, Armand Duka. 

Mësohet se i arrestuari është Arlen Hasanaj. 

Ai është shoqëruar në këto ambiente në komisariatin e policisë dhe po merret në pyetje.  

Autori mësohet se është identifikuar nga kamerat e sigurisë përgjatë Bulevardit nga ka lëvizur me një automjet tip 'Benz ML'. 

Me makinën e atij ai ka mbërritur në lagjen nr.4, te shtëpia e Armand Dukës, për të vendosur lëndën shpërthyese C4 te porta. 

Hasanaj ka një biznes në qytetin e Durrësit. 

SYRI siguroi videon e momentit kur autori ndezi fitilin dhe vendosi eksplozivin. Në video ai duket me kapuç dhe me maskë deri tek pjesa e syve që sapo vendos një pako në derën e banesës largohet me vrap.

Shpërthimi te shtëpia e presidentit të FSHF tronditi mbarë opinionin publik mbrëmjen e kaluar. 

Ngjarja vjen në pikun e përplasjeve të Dukës me mazhorancën për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në 2 mars. 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e shprehu hapur planin në audiopërgjimin skandaloz, për të marrë nën kontroll FSHF-në në emër të Qeverisë, duke e konsideruar atë "ishull të izoluar". 

Gjithashtu, në atë audiopërgjim, Veliaj paralajmëroi edhe përdorimin e SPAK-ut kundër Dukës dhe zyrtarëve të tjerë të FSHF-së.