Po trembet Rama nga përgjimet e padala?! Ai e di. Nuk kemi parë gjë akoma...

A po trembet Rama nga përgjime të tjera të padala të zarushtarit të tij, për pazare të rënda me drejtësinë?! Një premtim pazar ku zgjatimet e Ramës kanë rënë në kurth. 

Përgjime serioze kanë alarmuar Edi Ramën. Ai e di se çfarë ka ndaj mundohet të sulmojë për të mbrojtuar atë që ende nuk ka dalë. Por ai e di se sejmenët e kanë bërë mullar muhabetin. Kjo është strategji e tij. Madje bashkiaku është ende personazh. Sepse janë telashe me kosto të lartë.

Ndaj ka kërcitur C4 se djemtë e mirë janë bërë djem shumë problematikë. Rama po ofron dosje të bardha për dosje të zeza, për të shkuar në fund të lakmisë dhe të heshtjes.

Duket se SPAK merr ujë nga ky kontroll qeveritar. 

Rama i përgjuar është një Ramë i gjithi vepër penale, ku vartësit janë kaqola ekzekutues. ëikiliks në mazhorancë sapo ka nisur. Siç thotë vetë Rama, nuk kemi parë gjë akoma?!

Tradita thotë se:

Për përgjimin për Meta-Prifti bëri namin sa u vranë njerëz.

Për përgjimin e Geron Agron Xhafës bëri hatanë sa e dërgoi në mesnatë në Itali si turist.

Për videot në postën e policisë në Fushë Kruje kur Balla, Bushi e Rraja kanosën oficerin në zyrë, ulëriti se i pa vetë dhe ekspertët thanë zyrtarisht se i zhduku rrufeja kamerat ditën për diell..

Për përgjimet e Tahirit e nisi me mushkonja dhe i mbeti në dorë antimafia italiane, pastaj marifeti u gjend për të varrosur të dhënat.

Për përgjimet e nxjerra nga Bild u shkund nga thellësitë e llogarive dhe përfundoi mik me “djemtë e mirë” të medies gjermane.

Për përgjimet e Tan Lames ku do rrafshoheshin 100 mijë shtëpi u mburr se është gënjeshtër elektorale.

Për përgjimet e Veli bashkisë ky neveritet sepse është porositësi dhe është duke u përpjekur të ndalojë përgjime të tjera ku e nxjerrin lakuriq, por jo si në 2007... shumë më keq…?! Është duke negociuar këtë hall mbase.

Për përgjime me djem problematikë ku kryen punë të pastra të parave allasoj duhen pyet pak partnerët.

Rama ka të drejtë. Nuk kemi parë gjë akoma.

Ndoshta Veliaj ka parë diçka…