Haaland drejt largimit, Dortmund e ka gati zëvendësuesin

Erling Haaland konsiderohet si një largim i sigurt nga Borussia Dortmund dhe tashmë drejtuesit e klubit janë vënë në lëvizje për zëvendësuesin e tij. Dhe duket se atë e kanë gjetur në Austri.

Sipas asaj që raporton Sky Sport Deutschland, ekipi gjerman pritet të transferojë talentin e Salzburg, Karim Adeyemi. Gjermani i lindur në vitin 2002 ka zhvilluar një sezon fantastik.

Në 28 paraqitje ai ka shënuar plot 18 gola. Për sa i përket marrëveshjes ajo pritet të ndodhë që në janar. Dortmund ka ofruar 40 milionë euro për të sjellë sa më parë gjermanin. Ndërkohë që ai pritet të marrë çelësat e sulmit të Dortmund i cili do të humbasë në verën yllin e saj Dormtund.