Ylli kinematografik shqiptar feston ditëlindjen

Ish-miss Kosova, Arbnora Ademaj, tashmë është pjesë e kinematografisë turke, ku luan krahë aktorëve më të njohur në Turqi.

Këtë sukses bukuroshja shqiptare e arriti në moshën 33 vjeçare.

Sot, Arbnora Ademaj feston ditëlindjen.

Ish-missi ka marrë urime të shumta në rrjetet sociale, kryesisht nga ndjekësit dhe kolegët.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke shkruar në “Instastory-n” e saj: “It’s my Birthday”.

“Faleminderit shumë për urimet e juaja, jam mirënjohëse që ndatë kohë për të më uruar. Festofshim gjithmonë së bashku. Ju dua”- u shpreh aktorja duke falënderuar të gjithë për urimet.