Rama e do FSHF-në për Olsin, Veliaj po zbaton me dëshirë urdhrat e tij

Kur u publikua për herë të parë audio-përgjimi skandaloz i Erion Veliajt, pavarësisht gjuhës së përdorur prej tij, askush nuk e mori seriozisht Lalin me Tope Hekuri.

Në fakt ndodhi e kundërta, në medien sociale nisi ironia dhe memet. Edhe pse Veliaj insistoi se ky ishte nga ato muhabetet që bëjnë çunat në dhomat e zhveshjes, sërish nuk gjendej dikush të besonte se sulmin mbi Federatën Shqiptare të Futbollit e kishte ndërmarrë vetë Veliaj.

Edhe pse ndërmend u vijnë fotot e Veliajt si një ‘drag queen’, nuk është kjo arsyeja se përse nuk besojnë te Topet e Hekurta të Veliajt.

Shkaku është më i thjeshtë: Veliaj është thjesht një zyrtar i rëndomtë dhe vulgar i tranzicionit shqiptar. Një drejtues komunaleje që e drejton bashkinë në mënyrë abuzive.

Veliaj thjesht po përdoret në këtë rast nga Edi Rama, të cilit i duhet ai që me sinqeritetin e një zyrtaruci të sinqertë, Veliaj e quan si ‘ishullin e vetëm’ që nuk kanë futur nën kontroll. I duhet FSHF-ja për vëllanë e tij, për Olsi Ramën.

Nën hije, edhe te mbledhja e djeshme e rrufeshme e Veliajt, ishte Olsi Rama që drejtonte fijet.

Bandat që vendosin me armë ose me para për zgjedhjet janë të Edi Ramës, këtë gjë e ka treguar që kur ka marrë postin e parë të rëndësishëm në shtetin shqiptar.

Veliaj është ai njeriu që është poshtëruar vazhdimisht nga Edi Rama dhe e ka marrë me qejf nënshtrimin që të bëjë Edi Ramën të duket sa më mirë. Por si gjithmonë është e kundërta. Rama nuk është i pastri në këtë histori. Ai po e përdor Veliajn dhe ai po i zbaton urdhrat me dëshirë.

Pas retorikës së Erion Veliajt, që falë paaftësisë dhe mediokritetit të tij na zbulon disa të vërteta të frikshme për shtetin që ka ndërtuar Edi Rama, fshihet Olsi Rama.

Që kur nisi karrierën e tij nëpër OJF e deri te rrugëtimi si ministër e kryebashkiak, Veliaj e ka kuptuar se ka vetëm një mënyrë për të ecur para: duke iu lëpirë Ramës dhe duke zbatuar urdhrat e tij. Votat dhe meritokracia nuk kanë asnjë vlerë.

Prandaj po bën edhe shërbimin e fundit, me qëllim që të përfitojë Olsi Rama, në një skenar që do e kishin zili edhe narko-diktaturat e Amerikës Qëndrore.