Si është aktualisht gjendja e Beatrix Ramosajt? Ja çfarë thotë ish-banorja e BBV

Këngëtarja Beatrix Ramosaj, që kur la shtëpinë e “Big Brother VIP”, nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Lajmin e bëri të ditur moderatorja, Dojna Mema, e cila tha se për këtë arsye, Trixa nuk ishte pjesë e “Fun Club”.

Mirëpo, sot përmes një mini-interviste në Instastory, shoqja e saj, njëherazi edhe ish-banore e “Big Brother VIP”, Sarah Berisha, është pyetur nëse ka folur me të.

Ajo ka zbuluar se me të personalisht nuk ka komunikuar, por ka pyetur mamanë e saj se si është.

“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”, ka shkruar Berisha, e cila brenda shtëpisë së BB VIP ka pasur një raport mjaft miqësor me këngëtaren