Motrat Kardashian-Jenner ‘pushtojnë’ Instagramin, thyejnë barrierën e 1 miliard ndjekësve

Motrat Kardashian-Jenner kanë kthyer në një frymëzim për mijëra vajza nga e gjithë bota.

Ata kanë ndërtuar perandoritë e tyre miliona dollarëshe, falë një marketingu të aftë dhe rrjeteve sociale.

Kim, Chloe, Courtney, Kendall dhe Kylie, me fotot joshëse që ndajnë, kanë arritur të magjepsin “Instagramin.

“Perëndesha”, 41-vjeçarja Kim Kardashian, ka 282 milionë ndjekës në “Instagram” dhe është në vendin e dytë pas motrës së saj Kylie Jenner. Kjo e fundit, vetëm 24 vjeç, ka 305 milionë ndjekës në “Instagram”.

 

Kompania e saj e kozmetikës ia mbushi portofolin por dhe e bëri më shumë publike vitet e fundit.

Kylie është gjithashtu gruaja e parë që ka kaluar 300 milionë ndjekës në rrjetin social, ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Selena Gomez.

37-vjeçarja Chloe dhe Kendall janë në vendin e tretë dhe të katërt me respektivisht 216 milionë dhe 215 milionë ndjekës. Motra e madhe Courtney, ka 161 milionë ndjekës.

Nëna 66-vjeçare Chris, ka 45.5 milionë ndjekës. Numri i përgjithshëm i ndjekësve që familja ka në faqen e njohur të rrjeteve sociale i kalon 1.2 miliardë, pothuajse dyfishi i popullsisë së Brazilit, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara së bashku. Vlen të përmendet se popullsia e botës vlerësohet në 7.9 miliardë.

 

Chloe Kardashian, e cila ka bërë ndryshime të mëdha në pamjen e saj që nga viti 2007, në fillim të spektaklit televiziv “Keeping Up With the Kardashians”, po ngarkon vazhdimisht foto pa të meta në rrjetet sociale. Kylie ka pranuar vetëm se ka pasur një mbushje të përkohshme në fytyrë.

Kendall thotë se është e neveritur me pretendimet e mediave sociale se kishte bërë një operacion estetik në vitin 2016.

Megjithatë, kirurgët plastikë pohojnë se “Kylie i ka buzët plot ndërsa vetullat e Kendall duken më të gjata dhe më të harkuara, gjë që zakonisht arrihet me përdorimin e botoksit. Courtney duket shumë më e re se mosha e saj. Megjithatë, ajo ia atribuon lëkurën e saj të përsosur një diete të rreptë pa gluten dhe pa qumësht dhe kujdesit të shtuar.