'BILD': Manuel Neuer pritet të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare me Bayern Munchen

Manuel Neuer duket se do të vazhdojë aventurën me Bayern Munchen.

Portieri gjerman, së shpejti do të mbetet pa kontratë te skuadra bavareze.

Neuer pritet të nënshkruajë vazhdimin e kontratës, e cila do ta shohë atë tek qëndron në Mynih deri në vitin 2025.

Ndërkohë që portieri dhe klubi kanë hapur negociatat, "Bild" raporton se drejtuesit e Bayernit shpresojnë ta lidhin atë me një kontratë së shpejti.

Neuer është i lumtur të qëndrojë te gjiganti bavarez dhe pritet ta mbyllë karrierën e tij në këtë klub.

Mbetet të shihet se kur do të bëhet zyrtarizimi i kësaj marrëveshjeje.