‘60 plumba kokës nëse nuk tërhiqesh...’/ Zbulohet kërcënimi para 2 ditësh ndaj Armando Dukës

Kreu i Federatës, Armando Duka ka zbardhur kërcënimin ndaj tij dy ditë më pare, një kërcënimi i bërë përmes një mesazhi drejtuar në celularin e tij.

Nëse nuk do të tërhiqesh brenda 24 orëve nga kandidimi, atëhere do të kesh 60 plumba kokës”, shkruhej në mesazh.

Duka tha se kishte investiguar në lidhje me numrin e telefonit. “Numri është përdorur  vetëm një herë”, tha Duka.

Po çfarë ka ndodhur 24 orë pas kërcënimit ndaj Dukës?

Fiks 24 orë pas këtij kërcënimi, Duka është kërcënuar publikisht nga Veliaj.

Por akoma më shumë komprometohet situate e kreut të Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, pas shpërthimit të tritolit të ndodhur mbrëmjen e sotme në banesën e Dukës në Durrës.