VIDEO/ Iu vendos tritol, momenti kur Armand Duka mbërrin te shtëpia

Presidentit të FSHF, Armand Duka iu vendos mbrëmjen e sotme një sasi lënde shpërthyese te banesa e tij në Durrës. 

Shpërthimi ka ndodhur te dera e shtëpisë. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa mësohet se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar nga fqinjët përreth. 

SYRI sjell pamje nga momenti kur Armand Duka mbërrin te shtëpia e tij.

Në banesë në momentin e shpërthimit ka qenë bashkëshortja e Armand Dukës dhe fëmijët të cilët janë alarmuar nga shpërthimi.