VIDEO+FOTO/ Shpërthimi me tritol te shtëpia e Armand Dukës, pamjet e para nga vendi i ngjarjes

Dalin pamjet e para nga tritoli i vendosur te shtëpia e presidentit të FSHF, Armand Duka, në Durrës. 

Siç duket në pamje që sjell SYRI, në vendin e ngjarjes duken forca të shumta policore.

Mësohet se lënda eksplozive është vendosur në derën e shtëpisë së Dukës, pranë qendrës së qytetit të Durrësit. 

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me përplasjen e Dukës me mazhorancën, për zgjedhjet në FSHF. 

SYRI mëson se presidenti i FSHF është shantazhuar ditët e fundit i kërkohet që të japë dorëheqje dhe të mos rikandidojë në zgjedhjet e 2 marsit.