", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/24/auto_resize1643054663.jfif", "width": 900, "height": 505 } }

Tifozi i vjedh fanellën fëmijës, kapiteni bën gjestin epik

Liverpool arriti të merrte një fitore kundër Crystal Palace me shifrat 1-3, sfidë e luajtur në kuadër të javës së 23-të të Premier Leagues.

Një moment interesant është kapur nga tifozët, ku shihet kapiteni Jordan Henderson duke i bërtitur një tifozi të “The Reds”.

Kapiteni  shkoi te tifozët dhe ia hodhi fanellën e tij një fëmije, por një i moshuar ia vodhi atë. Reagimi i mesfushorit të Kombëtares së Anglisë ishte epik. Ai detyroi atë që t’ia kthente fanellën atij djaloshi.