VIDEO/ Skandaloze, zjarri djeg e shkatërron fondin e pasurisë në Bibliotekën Kombëtare

Një zjarr ka rënë para pak minutash në katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare, pikërisht aty ku gjendet fondi i këtij institucioni.

Siç bëjnë të ditur gazetarët që kanë shkuar në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka të dëmtuar në njerëz, por fatkeqësisht duket se ka djegie të fondeve të pasurisë shqiptare, të Bibliotekës Kombëtare.

Zjarri ka rënë në katin e tretë nga fundi të Bibliotekës Kombëtare, ku edhe ndodhet fondi i pasurisë kombëtare.

Policë dhe 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të shuar flakët. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta.

Nuk raportohet për të lënduar, pasi punonjësit dhe lexuesit janë evakuar në kohë, por vetëm për dëme materiale. Përmasat ende nuk dihen.