", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/24/auto_page-50-780x439-1-770x4331643032894.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Karvanë të gjatë me tanke ruse, ish-diplomati: Evropa s’e ka parë për dekada një gjë të tillë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Carl Bildt, ka publikuar disa pamje, në të cilat siç ka thënë ai, shihet vazhdimi i grumbullimit masiv të forcave të Rusisë në drejtim të Ukrainës.

Madje, siç ka vlerësuar ai, bëhet fjalë për një përqendrim të forcave ushtarake në përmasa që Evropa nuk ka pare prej dekadash.

“Këtu janë tanket e vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të kësaj përmasash për dekada”, ka shkruar ai në Twitter.