Atdheu ‘tradhton’ ‘Top Channel’, kërkon dashurinë në ‘Love Story’

Në këtë sezon të “Përputhen”, autorja Olsa Muhameti ka zgjedhur të rikthejë në fron dy ish protagonistë, Anën dhe Mevlanin, të cilët nuk arritën të finalizonin dashuritë e tyre.

Ky rikthim ishte një mundësi e re për të tentuar sërish në ri-gjetjen e dashurisë.

 

Nga burime të brendshme, ka qenë edhe Atdheu i cili ka kërkuar një rikthim në këtë program, kërkesë kjo e cila nuk është miratuar nga autorja.

Sipas informacioneve të fundit, Atdheu nuk është dorëzuar dhe këtë herë ka vendosur të komunikojë me produksionin e “Love Story 2”, program i cili udhëhiqet nga Vera Grabocka dhe Alketa Veisiu.

 

Shumë shpejt Atdheun do ta shohim pjesë të këtij programi bashkë me dy konkurrentët e tjerë të “Love Story 2” Kristin dhe Xhonin.

Dëshira për të qenë sërish pjesë e ekranit e ka bërë Atdheun të trokasë në dyert e televizionit konkurrent.

 

Nuk e dimë nëse një vendim i tillë ka sjellë pakënaqësi në stafin drejtues të këtij produksioni, duke qenë se Atdheu është figurë e evidentuar nga “Përputhen”.