Nuk do ta njihni! Aktorja Turke bën ndryshimin drastik
Melisa Dongel, e cila u bë e njohur me rolin si Cagla, në serialin turk “Dashuri, Logjikë Hakmarrje”, ka ndarë me ndjekësit ndryshimin e saj në look.
Po të mos e kishte publikuar vetë Melisa, askush nga ndjekësit nuk do ta njihte.
Aktorja turke i ka kthyer flokët në bionde platin dhe mesa duket fansat nuk po mësohen dot me pamjen e re të saj.
Ata janë mësuar ta shohin aktoren gjithmonë në nuancat e ngrohta të biondes.
Ende nuk e dimë nëse ky ndryshim vjen nga dëshira e saj apo për ndonjë rol të ardhshëm në një serial.