Do vidhte argjendarinë nën kërcënimin e thikës, arrestohet i riu

Parandalohet një grabitje në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50 ku një i ri ka tentuar të grabisë një argjendari në afërsi të pallatit të VIP-ave.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e autorit L.B nga Kavaja, i cili ishte i armatosur me thikë.