Skandal/ Konkurrenti i ‘Për’puthen’ përfundon në polici, akuzon dy vajzat e programit se i ngritën kurth: Mu sulën dhe...

Endri Misku është një nga konkurrentët e këtij sezoni të “Për’puthen”.

Misku është rritur në SHBA dhe erdhi në Shqipëri vetëm që të merrte pjesë në këtë emision.

Në një rrëfim të bërë së fundmi në kanalin e tij në “YouTube”, ai ka zbuluar një ngjarje ku akuzon dy vajzat e programit se i ngritën kurth.

Bëhet fjalë për Adën dhe Tolën, që sipas tij më datë 30 dhjetor, i ngritën kurth me dy miqtë e tyre.

Endri mendon se i kanë ngritur kurth pasi e çuan në një lokal pa njerëz në Durrës dhe se shokët e tyre po e provokonin gjatë gjithë kohës.

Kur njëri po kërcente me Tolën, ai po rrinte në “Instagram” dhe personi mendoi se ai po i bënte video e foto dhe sipas Endrit kur ky shkoi për sqarim, ai iu sul.

Endri tregoi se u ndesh me të dy shokët e Adës dhe Tolës dhe se ai donte ta ndiqte çështjen më tej, por sipas tij vajzat mundoheshin të mbronin dy djemtë dhe i luteshin të mos i tregonte gjë policisë dhe mjekëve në spital.

Ai rrëfeu se policëve që e kishin parë, ai tha se nuk donte të bënte denoncim dhe se policët e mbajtën 5 orë.

Sipas Endrit, fakti që po e tregon këtë histori në kanalin e tij në “YouTube” është sepse gjatë përleshjes dy djemtë i kanë marrë zinxhirin prej floriri të dhuruar nga mamaja e tij.

Ai i akuzon vajzat, të cilat sipas tij e ftuan vetë e nuk duan të përfshihen.

Sipas tij, Ada thotë se nuk ka parë asgjë gjatë gjithë kohës që ishte aty, ndërsa Tola i është lutur mos ta bëj publike dhe se nuk do të përfshihet, pavarësisht se Tola i ka thënë se zinxhiri do të kthehet.

Endri e mbyll rrëfimin duke thënë se ka ‘screenshot-e’, biseda të incizuara dhe se do të shkoj në polici.