FOTO/ 'Ngrohësja 3D', simboli i protestës para Ministrisë së Arsimit

“Ngrohësja 3D e Ministrisë” është simboli i protestës para Ministrisë së Arsimit këtë të hënë në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit.

Në formë reagimi ndaj mungesës së ngrohjes në shkolla kanë ftuar qytetarët për të sjellë ngrohëset e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke ironizuar dështimin e sistemit arsimor.

Nuk është hera e parë që aktivistët kanë dalë në protesta paqësore, duke e cilësuar të dështuar sistemin arsimor në vend.

Të gjithë nxënësit janë pushim për tre ditë prej temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.