VIDEO/ Berisha: Dëgjojeni vetë armikun e egër të pluralizmit politik

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, publikoi një video të Edi Ramës, ku ai flet për opozitën.

“Dëgjojeni vetë armikun e egër të pluralizmit politik! Mori peng Lul Bravën, por kurrë opozitën!” shkruan Berisha.

Në intervistën e tij në Opinion, Rama shprehet se opozita është në gjumë që kur PD-në e ka marrë Lulzim Basha.

“Po të jetë puna për ta vënë në gjumë, nuk ka nevojë fare.

Opozita në këndvështrimin tim, siç e shoh unë politikën dhe shahun. është në gjumë që kur Lulzim Basha është bërë kryetar i PD,” shprehet Rama.