Lidhja me Merin u zhduk papritur, plani i Saimirit habit ndjekësit! Merr vendimin final
Në finalen e madhe të “Love Story 1”, protagonisti kryesor, Saimiri zgjodhi Meri Murrizin si partneren e tij.
Ai i shprehu dashurinë publikisht dhe dolën çift nga programi.
Megjithatë, romanca e tyre nuk zgjati dhe dyshja nuk u panë asnjëherë bashkë.
Meri dhe Saimiri nuk ndiqen më as në rrjete sociale, duke treguar se nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.
Saimiri është beqar dhe ndjekësit po i kërkojnë të bëhet pjesë e “Love Story 2”.
Duket se ai po e mendon si mundësi, pasi në një postim në “Instastory” ka shkruar: Kam pasur mesazhe të shumta për një rikthim në ‘Love Story’. Si mendoni ju? Po apo jo?
Por, ai ka reaguar përsëri duke thënë se kapitulli i “Love story” është i mbyllur.