Prag lufte/ SHBA u kërkon qytetarëve amerikanë të largohen nga Ukraina

Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka dhënë urdhër të afërmve të stafit të ambasadës në Ukrainë që të tërhiqen nga aty, pas frikës së pushtimit rus. Një gjë e tillë u është kërkuar edhe qytetarëve amerikanë në Ukrainë.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat e huaja, SHBA-ja i ka paralajmëruar shtetasit e vet të mos udhëtojnë në Ukrainë e Rusi, shkak i reagimeve të shumta që kohëve të fundit janë shtuar.

“Rusia po planifikon veprime të rëndësishme ushtarake ndaj Ukrainës”, është thënë tutje.

Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov ka deklaruar të dielën se kontingjenti i dytë i armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbërriti në Ukrainë në kuadër të ndihmës mbrojtëse, vlera e të cilave është 200 milionë dollarë.