", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/January/24/auto_Screenshot_11643009732.jpg", "width": 900, "height": 538 } }

Kundër rregullave anti-covid, dhjetëra mijëra persona protestë në Belgjikë

Policia në Belgjikë ka përdoru gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të kontrolluar protestat masive ditën e sotme kundër rregullave të vendosura kundër përhapjes së Covid-19 në vend.

Sipas raportimeve, të paktën 50,000 vetë kanë demonstruar në kryeqytetit e Bashkimit Evropian, duke përfshirë këtu edhe qytetarë që udhëtuan nga Franca, Gjermania e vende të tjera evropiane për të ngritur zërin.

Protestuesit thërrisnin “Liri!” ndërsa marshonin nëpër rrugët e e Burkselit dhe përplaseshin dhunshëm me policinë.

Protestuesit kërkuan që t’u jepet fund rregullave të ashpra kundër Covid-19 ndërsa vendi përballet me një “stuhi” rastesh të shkaktuar nga Omicron. Numri i rasteve ditore ka shkuar deri në mbi 60,000. Policia e Brukselit tha se 70 persona u arrestuan dhe se tre oficerë dhe 12 demonstrues kishin nevojë për trajtim spitalor.

Për këtë ngjarje është prononcuar edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka pozuar para një xhami të thyer të institucionit.

“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Twitter.