Aksident në Vlorë, makina përplas motoçikletën
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë.
Makina ka përplasur motoçikletën dhe për pasojë, një person është lënduar.
Policia informon se më datë 23.01.2022, rreth orës 20:30, në rrugën " Kosova", Vlorë, automjeti tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motomjetin tip " Honda.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Me datë 23.01.2022, rreth orës 20:30, në rrugën " Kosova", Vlorë, automjeti tip "Mercedes Benz", me drejtues shtetasin L. J., është përplasur me motomjetin tip " Honda"
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.