Strazimiri: Basha në mision të pamundur, demokratët të qëndrojnë me këmbë në tokë

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Lulzim Basha ka një mision të pamundur.

Strazimiri thekson se Basha premton hapje dhe në fakt ka mision blindimin, duke shtuar se demokratët duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë.

Postimi i Gent Strazimirit:

Mision i pamundur!

* bashkim - përmes përjashtimit,

* hapje - përmes blindimit,

* betejë - përmes marrëveshjes,

* anti-korrupsion - përmes kapjes së tenderave,

* pro-amerikanizëm - përmes Ardian Dvoranit e Spartak Brahos,

* fitore - përmes humbjeve...

... i qartë si "mision"... apo jo?!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas

[✌️] [💪] [🇦🇱] [🇺🇲] [💪] [✌️]