Oferta nga Premier League, Vlahovic refuzon klubin anglez

Sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, është në një formë fantastike dhe golat e tij të shumtë janë duke mahnitur ekipet e mëdha evropiane.

Deri më tani, Arsenal është ekipi i parë që ka bërë ofertën zyrtare drejt Fiorentinës për lojtarin në fjalë.

Topçinjtë kanë ofruar 70 milion euro për bomberin e ‘La Viola”. Fiorentina është e gatshme ta shesë për këtë shifër por problemi është se Vlahoviç nuk e dëshiron klubin anglez. Gjithsesi, intensiteti i të dyja palëve është ende i nxehtë.