VIDEO/ Interi bën përmbysjen dramatike në ‘San Siro’, Dzeko thyen në fund Venezian

Interi ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat.

Skuadra e Simone Inzaghit mundi Venezian me përmbysje me rezultatin 2-1 dhe shkëputet në vendin e parë me 5 pikë me shumë se Milani.

Ndeshjen e zhbllokoi Venezia me sulmuesin Henry që realizoi në kokë.

Interi u përpoq të sulmonte dhe arritën të shënonin me mesfushorin Nicolo Barrella.

Goli i fitores erdhi në minutën e 90-të me sulmuesin Dzeko që shënoi me kokë.

Me këtë fitore zikaltrit shkëputen në vendin e parë me 53 pikë dhe janë me sytë nga supersfida Milan-Juventus