59-vjeçari në Tiranë bie nga lartësia ku punonte, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë këtë mesditë.

Më datë 22.01.2022, rreth orës 13:00, në rrugën “Gjergj Legisi”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi K. K, 59 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.