FOTO/ Meta merr pjesë në Meshën e fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj

Presdienti i Republikës ka postuar një mesazh në faqen e tij në facebook si dhe ka ndarë foto nga Mesha e Shenjtë e fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj.

Ja postmi i plotë:

I nderuar të marr pjesë sot në një ngjarje shumë të rëndësishme për besimtarët katolikë të Arqidioqezës Tiranë-Durrës, në Meshën e Shenjtë të fillimit të shërbesës baritore të Arqipeshkvit Metropolitan Imzot Arjan Dodaj.

Bashkohem me lutjet dhe urimin e përzemërt për punë të mbarë, me bekimet e Zotit, për përmbushjen me sukses të misionit dhe detyrës së re të Sh.T. Imzot Arjan Dodaj.