Aksidentohet kamioni me 100 majmunë

Një kamion me rreth 100 majmunë u përfshi në një aksident në Pensilvani.

Kamioni që transportonte kafshët u përplas me një kamion tjetër pasdite në Montour County, ka thënë punonjësi i policisë së shtetit të Pensilvanisë, Andrea Pelachick.

“Kamioni ishte rrugës për në një laborator”, u shpreh ai.

Ndërkohë, policia u vu në kërkim të tre nga majmunëve, që dukej se i kishin shpëtuar automjetit. Autoritetet u kanë kërkuar banorëve që mund të shohin majmunët të telefonojnë policinë e shtetit.