FOTO/ Pamje dramatike nga aksidenti i Arnold Schwarzenegger

Aktori i njohur amerikan, Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident të rëndë të premten në Los Angeles.

Përplasja ishte kaq e fortë, sa fuoristrada e madhe e aktorit përfundoi mbi një makinë tjetër. Të paktën një person u plagos në kokë.

Ish-guvernatori 74-vjeçar po udhëtonte me mjetin e tij GMC Yukon kur ndodhi përplasja. Drejtuesi i mjetit Toyota Prius përfundoi në spital me plagë.

Policia dyshon se fajtor për aksidentin është aktori.