Baste sportive online, policia e Beratit procedon penalisht 4 persona

Goditen 4 raste të organizimit të lojrave të fatit online në Berat. Policia ka proceduar penalisht 4 shtetas.

"Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatet e Policisë Berat dhe Kuçovë proceduan penalisht shtetasit J.L., 40 vjeç, banues në Berat, A.G., 22 vjeç, banues në Kuçovë, E.D., 30 vjeç, banues në Polovinë, Kuçovë dhe N.V., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit në ambjentet e lokaleve që ata administronin u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celular të cilët dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e lojrave të fatit, lloto sporti online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.