VIDEO nga tritoli në Fushë Krujë, banesa në të njëjtin vend ku u rrëmbye Enver Stafuka

Një shpërthim me tritol ka ndodhur këtë mbrëmje në zonën e Fushë-Krujës.

Syri mëson se eksplozivi ishte vendosur në derën e një banese tre katëshe në pronësi të Naim Stafukës. Naim Safuka është vëllai i Enver Stafukës i zhdukur prej vitit 2015 dhe fati i tij ende nuk dihet. 

Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shtëpia ku është vendosur tritoli ndodhet pranë vendit ku u rrëmbye Enver Stafuka rreth 7 vite më parë.   

Në vendngjarje shikohen xhama të thyer në dyqan.