Demokratët marrin selinë në Korçë, Salianji ‘krihet’ në një kotec në Devoll

Mbledhja e sotme e demokratëve të Korçës është zhvilluar në selinë e tyre në qytet, ku kanë marrë pjesë edhe anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, Arben Ristani, Edit Harxhi dhe deputetja e PD-së Sorina Koti. 

Një gjë e tillë duket se i ka vënë në lëvizje deputetët e Lulzim Bashës, ku Salianji ka nxituar të organizojë një mbledhje në një kotec në Devoll.

Demokratët e Korçës morën selinë sot duke paguar edhe borxhet që kishte Lulzim Basha, pasi prej disa muajsh PD-ja nuk paguante qeranë për selinë e saj.