Nga rikthimi në ekran tek ‘problemet’ me Ermalin, rrëfehet Amarda Toska

Nëse kemi thënë Amarda Toska kemi thënë një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar edhe pse vitet e fundit i është dedikuar botës së biznesit duke u shkëputur nga ekrani.

Në një intervistë në ”Vila24”, ajo thotë se nuk ia ndjen mungesën, megjithatë do të kishte dëshirë të ishte në ndonjë projekt televiziv.

 

Ajo ka folur edhe për raportin e saj me Ermalin, të cilin ajo e çmon shumë për energjinë që ka, por tregoi se ai ka një dobësi në organizimin e punëve të shtëpisë.

“Sa i organizuar është në jetën jashtë shtëpisë, aq shumë punë ka për të bërë me këtë temë brenda shtëpisë”- tregon Ami, e cila thotë ai i harron gjithmonë sirtarët dhe dritat hapur.

 

“Ermali nuk duhet të dalë asnjëherë i fundit nga shtëpia”.

Ami tha se ajo dhe Ermali, arratisjet e tyre pas projekteve të gjata e me lodhje, i bëjnë në udhëtime.

 

Amarda tregon se udhëtimet janë pasion i saj, e ndërkohë i vlerëson ato si një kohë cilësore qëndrimi me Ermalin.

“Koha e arratisjes mund të jetë edhe dy ditë, ku ne flasim e ndajmë gjëra, sepse është bërë e vështirë të bisedosh dy orë qoftë edhe me bashkëshortin”- u shpreh moderatorja.