Sot përvjetori i Kongresit të Lushnjes!

Të dashur miq, sot është 102 vjetori i Kongresit të Lushnjes, ngjarjes historike që vendosi pavarësinë e shpallur nga Ismail Bej Vlora më 28 nëntor të vitit 1912 dhe të rrëmbyer nga fqinjët grabitqarë të mbështetur padrejtësisht dhe nga Fuqitë e Mëdha të cilat  bazuar në Traktatin e fshehtë të Londrës të prillit të vitit 1915 të coptimit të ri të trojeve shqiptare, donin ta fshinin nga harta e Europës Shqipërinë dhe shtetin e saj.

102 më parë në momente kritike për ekzistencën e Shqipërisë, qytetarët dhe fisnikët e Lushnjes hapën dyert e shtëpive dhe zemrave të tyre për përfaqësuesit më të shquar të kombit si Ahmet Zogun, Aqif Pashë Elbasanin, Sali Butkën, Sheh Ibrahim Karbunarën, Nebi Sefën etj. të cilët u mblodhën aty dhe morën vendime të një rëndësie përcaktuese në historinë tonë kombëtare.

Këto vendime dhe zbatimi i tyre do të shndërronin vitin e Kongresit të Lushnjes në ‘annus mirabilis’ për shqiptarët.

Kongresi zgjodhi Senatin, Këshillin Kombëtar dhe Këshillin e Lartë me atributet e Kryetarit të Shtetit  si dhe Qeverinë me kryeministër Sulejman Delvinën dhe ministër të Brendshëm Ahmet Zogun.

Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë dhe që nga ajo kohë Tirana është kryeqyeti i Shqipërisë. Qeveria e Sulejman Delvinës, ministri i saj i Brendshëm Ahmet Zogu, vendosën integritetin territorial të Shqipërisë duke përzënë një nga një pushtuesit e rajoneve të ndryshme të vendit, serbët, grekët dhe së fundi edhe italianët, me luftën e Vlorës. Ajo qeveri përcaktoi zgjedhjet e lira si rruga demokratike për të ushtruar populli shqiptar sovranitetin e tij. Për të gjitha këto, historianët kanë vlerësuar vitin 1920 si ‘annus mirabilis’, viti i mrekullisë për shqiptarët.

Shqiptarët sot kremtojnë 102 vjetorin e kësaj date të madhe pasi Edvin Kristaq Zografi është dëshmuar një tradhtar i përbindshëm i Kosovës dhe kombit shqiptar dhe ka shndërruar Shqipërinë në delen e zezë të Europës dhe vitin që lamë pas, në ‘Vitin e Zi’ për shqiptarët.

Thirrja e Kongresit të Lushnjes është sot me aktuale se kurrë të ngrihemi në lartësinë e idealeve të tij, të shpëtojmë Shqipërinë dhe Kombin nga rregjimi tradhtar i baronëve të drogës dhe krimit, me në krye Esad Toptanin e Ri.

Nderim përjetë atyre që 102 vjet parë me Kongresin e Lushnjes vendosën pavarësinë e Shqipërisë dhe shtetin sovran shqiptar! sb