Dëbora ‘paralizon’ vendin, shtyhen këto ndeshje të kampionatit shqiptar

Korabi-Tomori dhe Pogradeci-Butrinti janë dy sfidat e Kategorisë së Parë, të cilat janë shtyrë për një datë të pacaktuar për shkak të dëborës që ka pushtuar disa qytete të vendit tonë.

Siç shikohet dhe në foto, kushtet për të luajtur janë zero. Dëbora po mundohet të pastrohet nga fusha, por asgjë nuk mund bëhet për sfidat e nesërme.

Gjatë ditëve në vijim pritet dhe një njoftim se kur këto sfida do të luhen.