21 janari/ Rama arrin në minimumin historik të audiencës
Sa herë flet Edi Rama për 21 janarin gjithmonë e më shumë braktiset, edhe nga mbështetësit e tij më besnikë.
Sot, kryeministri i është rikthyer të njëjtit refren, përmes një bashkëbisedimi në rrjetin social Facebook, por interesi i qytetarëve ka qenë i ulët.
Për rreth 40 minuta, Rama ka komunikuar virtualisht, por kur kanë kaluar më shumë se dy orë, shifrat e reflektuara në videon live janë zhgënjyese.
Është parë nga vetëm 28 mijë persona, në një kohë kur kjo llogari e Ramës numëron rreth 1.6 milionë ndjekësa.
Braktisja e qytetarëve vjen për disa faktorë.
Rama shihet nga një pjesë e madhe e shoqërisë si bashkëpërgjegjës për 21 janarin, ku gjatë protestës së dhunshme të opozitës humbën jetën 4 qytetarë.
Ndërsa kreun e grupit të zjarrit, ish-gardistin Agron Malaj, e emëroi kryetar bashkie në Mat dhe për 11 vite rresht 21 janarin e përdor për politikë, ndërkohë që ka 9 vjet në pushtet. Për vite me radhë gërtheste dhe çirret për drejtësi
Sot në Facebook kreu i qeverisë ka arritur në minimumin historik në ndjekje nga përdoruesit e rrjeteve sociale, duke zbritur edhe më poshtë se ndjekësit e videove të Eduart Ndocajt.