Durrësi/ A do vendosë Basha, Grida Dumën kandidate?

Grida Duma, njeriu që ka humbur çdo garë që i është  caktuar nga Basha, duke filluar me zgjedhjet lokale në 2015 e deri në zgjedhjet politike në Kavajë në 2021, mund të jetë kandidatura më e përshtatshme për Bashën në Durrës.

Duma njëlloj si Basha, pas çdo humbje del e flet për fillim beteje, por ka një anë që pak kush e ka në politike: Nuk shqetësohet kurrë nga humbjet.

Pse një kandidaturë e Dumës në Durrës i konvenon Bashës, Ramës, Dakos e Salianjit?

Duma do merrte vota sa për të dëmtuar kandidatin e opozitës së bashkuar, do favorizohej kandidatura e Ramës dhe do i realizohej mundësia për ti marrë lëshime Edi Ramës për portin e Durrësit. 

Grida Duma publikisht i ka kërkuar më herët Edi Ramës bashkëpunim për portin e Durrësit. Edhe Salianji do ndjehej me i çliruar në grupin parlamentar duke kërkuar gjithçka për vete dhe jo edhe për Dumen.