Nuk pranon të rinovojë kontratën, Kessie shumë pranë transferimit tek klubi anglez

Drama rreth mesfushorit të Milanit, Franck Kessie, ka arritur kulmin. Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Milanin dhe do të transferohet në Angli si lojtar i lirë.

Edhe pse u përmendën Liverpool dhe Manchester United, mbrëmë në ishull u shfaq lajmi se ai është shumë pranë kalimit tek Tottenham, të cilët dëshirojnë ta transferojnë futbollistin në fjalë në këtë merkato, duke i paguar Milanit një shumë të vogël parash.