VIDEO/ Makina shkrumbohet plotësisht, rasti i dytë brenda 3 javësh

Një makinë është shkrumbuar totalisht në Durrës.

SYRI TV sjell pamje nga vendngjarja, ku shihet se mjeti është djegur i gjithi, teksa ka qenë i parkuar para banesës në lagjen 17 të qytetit.

Sipas banorëve të zonës, makina ka marrë flakë rreth orës 04:20 të mëngjesit.

Ndërkohë, tri javë më parë në këtë zonë është djegur edhe një tjetër automjet.