Nesho: Erdogan po çon Turqinë drejt tiranisë, këtu nuk vjen era perëndim

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, komentoi vizitën e Erdoganit në Shqipëri.

Nesho thekson se Erdogan po çon Turqinë drejt tiranisë, duke shtuar se këtu nuk vjen aspak era perëndim.

“Erdogani po çon Turqinë drejt tiranisë, këtu nuk vjen era perëndim. I duhet bërë paraprirë kësaj gjendjeje, se mos jemi shumë vonë.

Rol-modeli i Ramës është modeli Erdogan. Mënyra si sillet me institucionet, me PPP është model i marrë. Ky është një gabim edhe i diplomatëve të huaj, që do të kuptojnë më vonë problemet që do ketë ky raport i çmendur mes Ramës e Erdoganit”, u shpreh Nesho.