‘Vendi i dytë në botë për ryshfetin’/ Berisha: Qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë, vjedhje e turpshme

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë efeçientë se sa qeveria që ai drejtonte në vitet 2005-2013.

I ftuar në ‘Drejt’, Berisha tha se sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të qeverisjes së tij para 2013.

Gjithashtu Berisha theksoi se Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat dhe se qeveria Rama ka dhënë 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.

Berisha: Nuk e ka luftuar njeri korrupsionin me më shumë eficentë se sa qeveria që unë drejtoja, ne sot jemi vendi i dytë në botë për ryshfetin. Sot KLSH-ja deklaron se gjatë këtyre 8 viteve u abuzua me 8.2 miliardë euro. Sot të gjitha punët publike së bashku nuk bëjnë dot sa për 6 muaj të 8 viteve para këtyre.

Shqipëria sot është fundit në rajon për rrogat. Sot kostoja e punimeve publike me paratë e buxhetit të shteti është 8 herë më e lartë se sa ajo e standardeve evropiane. Sot kemi 3800 tendera sekretë me vjedhje të turpshme.