Piciri: Erdogan do të ringjallë otomanizmin! Rama, një nga elementët më të zinj të historisë shqiptare

I ftuar në Çim Peka Live, ish-deputeti i PD-së Erjon Piciri ka folur për vizitën e presidentit turk Tahip Erdogan dhe marrëdhënien e tij me Edi Ramën.

Piciri e ka quajtur një dramë atë që i ndodh kombit tonë, të diskutojmë për Turqinë, Erdoganin, të kthehet Erdogani me lojërat e tij fetare me autokraci, teokraci e kështu më tej.

Gjithashtu Piciri theksoi se ajo që po bën Rama me këtë çështje është një nga elementet më të zeza të historisë shqiptare.

Piciri: Po më duket si Shqipëria e shekullit të 19. Është një dramë që i ndodh kombit tonë, të diskutojmë për Turqinë, Erdoganin, të kthehet Erdogani me lojërat e tij fetare me autokraci, teokraci e kështu më tej. Linja orientuese e shqiptarëve shqiptarëve në këto 150 vite lidhet me rilindjen dhe ndarjen përfundimtare me Lindjen e Mesme. U mundua ta bënte ndarjen me Lindjes e Mesme edhe Ataturku, realisht pati disa suksese, disa thonë se ishte edhe me gjak shqiptari dhe e shihte Turqinë Moderne si një shtet që nuk kishte tendenca, të lishur me perëndimin edhe kështu më tej. Ajo që po përjetojmë sot është një dramë reale që fillon me Erdoganin dhe me mbështetësit e tij Davudoglu që duan të ringjallin otomanizmin. Ideologu i kësaj pune Davidoglu që donte të ringjallte krenarinë e Ballkanit të shekullit të 16, ku mendonte ai se ishte qendra e botës me Ballkanin, Turqinë, Kaukazin e kështu më tej. Ajo që po bën Rama është një nga elementet më të zeza të historisë shqiptare.